Pamje të frikshme nga aksidenti në Tiranë/ “Audi Q8” hyn në rrethrrotullim me shpejtësi skëterrë, një ‘Benz’ shpëton për 1 sekondë

Aksidenti Te Sauk

Pamjet që shihni tregojnë momentin e aksidentit të frikshëm mbrëmë në rrethrrotullimin e Saukut.

Gazetari Igli Çelmeta ka siguruar për BalkanWeb videon ku shihet se si makina Audi Q8 vjen me shpejtësi nga Saku drejt rrethrrotullimit, dhe për pak sa nuk merr para një mjet tip Benz, ndërsa më pas përplaset me bordurën e rrugës dhe bie në autostradë.

Nga aksidenti i frikshëm humbi jetën shoferi 20-vjeçar Klevis Ruçaj, Eriselda Abedini, 22 vjeçe dhe Sikela Përroi, 23 vjeçe, të dyja banuese në Tiranë, ndërsa u plagosën 2 persona të tjerë që udhëtonin në mjetin që i ra sipër “Audi”.

Nga hetimi paraprak ka rezultuar se mjeti “Audi” lëvizte me shpejtësi mbi 260 km/h.

Nga këqyrja e vendit të ngjarjes nga grupi hetimor në rrugën që ka përshkuar 20-vjeçari që vinte nga unaza lindore pra nga Farka drejt rrethotullimit të TEG-ut, duket që nuk ka frenim të fortë.

Arena e Lajmit

Pamje të frikshme nga aksidenti në Tiranë/ “Audi Q8” hyn në rrethrrotullim me shpejtësi skëterrë, një ‘Benz’ shpëton për 1 sekondë

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook