Ndeshja në “Niko Dovana” mes Teutës dhe Bylisit e përfunduar në barazim 1-1 pati edhe momentet e saj pikante. Batuta ironi dhe pak tifozë në stadium. “Panorama Sport” i sjell për lexuesit.
* Dy presidentët, Edmond Hasanbelli dhe Besnik Kapllanaj e ndoqën ndeshjen së bashku në tribunën kryesore.
* Pano Qirko, para ndeshjes takon disa nga miqtë e tij që ka pasur te Bylisi në kohën kur aktivizohej për mallakastriotët.
* Të pranishëm në shkallët e stadiumit “Niko Dovana” ishin rreth 800 tifozë. Si ata të Teutës dhe ata të Bylisit mbështesnin ekipin gjatë gjithë ndeshjes.
* Të dy trajnerët gjatë gjithë kohës ishin shumë impulsivë dhe shprehën pakënaqësi për veprimet e futbollistëve të tyre në mbrojtje.
* Në fillim të takimit Bellaji kapet me të tijtë. “Hajde o çuna të dalim para dhe luajeni më shpejt topin”, bërtiti trajneri.
* Pas sinjalizimit të trefishtë të kryesorit Myrtja, presidenti Kapllanaj, i shqetësuar me gjykimin i drejtohet trajnerit Bellaj: “Do të flasësh t’i për gjykimin apo të dal unë?! Se do të na e bëjnë rrugë këta së në Shqipëri jemi këtu”.
Arena e Lajmit