HOROSKOPI PËR DITËN E SOTME/ E MARTË, 30 GUSHT 2022 –
Dashi
E hëna do të fillojë në mënyrë të pazakontë. Një ëndërr e çuditshme do t?ju fiksohet keq në mendje, por për mirë.
Demi
Disa çështje është mirë që të sqarohen menjëherë, sepse duke i lënë pas dore, mund të ndërlikohen edhe më shumë. Në mbrëmje tregoni dashurinë.
Binjakët
Falë një mesazhi që do t’ju vijë nëpërmjet një letre ju do të buzëqeshni gjatë gjithë ditës. Personit që jua ka dërguar bëjini një surprizë.
Gaforrja
Sot do të mund të arrini të çoni deri në fund detyrat që i kishit lënë pas dore. Kohën e lirë kalojeni me personin që doni më shumë.
Luani
Këtë të martë mundohuni të bëni një gjë që nuk e keni bërë më parë. Për të marrë një surprizë të bukur duhet të qëndroni duke pritur në shtëpi.
Virgjëresha
Për shkak të impenjimeve gjatë fundjavës do ta ndjeni shumë lodhjen këtë të martë. Për t?u gjallëruar, mundohuni të bëni ndonjë ushtrim fizik por edhe një banjë të nxehtë.
Peshorja
Mos u shqetësoni më aq shumë për të ardhmen, sepse gjërat e mira vijnë ngadalë. Sot përqendrohuni në të tashmen dhe faluni të tjerëve dashuri.
Akrepi
Nëse jeni nga ata persona të cilët keni tradhtuar, duhet të dini se sot ka mundësi që të zbuloheni. Mos u nxitoni që të ndihmoni dikë që nuk e meriton ndihëm tuaj.
Shigjetari
Do t’ju kontaktojë një mik i së shkuarës. Do të jeni miqësor, do të shkëlqeni dhe duket se kjo do të jetë një ditë shumë me fat për ju.
Bricjapi
Një mik do të duket veçanërisht ziliqar. Mundohuni që t’i qëndroni sa më larg të mundni. Por mos mbani mëri. Periudhë e mirë për vendime të rëndësishme.
Ujori
“Armatosuni” me durim dhe përballojeni këtë periudhë pa iluzione false. Një shok ose shoqe mund t’ju japë ndihmë. Me kolegët duhet të jeni të kujdeshëm.
Peshqit
Sot një person do t’ju zhgënjejë shumë. Por duhet të keni parasysh se ky person po kalon një periudhë të vështirë me veten, ndaj mos i vini re.
Arena e Lajmit