TIRANË
Deputetja e PD-së Jorida Tabaku deklaron se sot është shumë e domosdoshme që ne të kemi një ligj që i mundëson atyre votën që zëri tyre të dëgjohet dhe gjithashtu një mundësi për të afruar më shumë diasporën në Shqipëri.
Tabaku thekson se duhet ta shfrytëzojmë këtë moment transformues të kombit dhe shtetit tonë për të afruar diasporën dhe për ta ndërtuar Europën këtu!
POSTIMI I PLOTË
Diaspora është një pasuri për atdheun dhe shoqërinë. 🫶🇦🇱💙
Fatkeqësisht 😔 diaspora shqiptare 🇦🇱 është e treta më e madhe në botë; dhe është fakt që shqiptarët po largohen dhe ne nuk mund të lejojmë që kjo të ndodhë më!
👉Sot është shumë e domosdoshme që ne të kemi një ligj që i mundëson atyre votën që zëri tyre të dëgjohet dhe gjithashtu një mundësi për të afruar më shumë diasporën në Shqipëri.
Atdheu ynë ka nisur rrugën drejt BE 🇪🇺 përmes hapjes së negociatave, prandaj diaspora mund dhe është e aftë që të kontribuojë për të ndërtuar Europën këtu. 🇦🇱🫶🇪🇺
Ne na shërben shembulli më i mirë dhe përvoja e atyre që kanë mundur të shkëlqejnë për të ndërtuar Europën këtu!
Shembull të tillë na e ofron diaspora e cila për vite ka kontribuar në imazhin e vendit tonë, më mirë se kushdo përfshirë edhe politikën dhe padyshim ka qenë ambasadorja jonë më e mirë.❤️💙
Ta shfrytëzojmë këtë moment transformues të kombit dhe shtetit tonë për të afruar diasporën dhe për ta ndërtuar Europën këtu! 🇦🇱🇪🇺