Në moshën 34-vjeçare Karim Benzema vazhdon të shtojë rekorde në repertorin e tij të golave.
Kundër Espanjolit, ai shënoi dy gola, duke ndihmuar Realin në fitoren 1-3 në Barcelona.
Më i veçanti në librin e tij të rekordeve ishte goli i dytë personal dhe i treti i mbrëmjes, ai i shënuar në minutën e 100-të.
Ai ka shënuar golin e tij të parë me fanellën e Realit nga një goditje dënimi.
Ky është vetëm goli i tretë me goditje dënimi në karrierën e sulmuesit të kombëtares franceze, teksa dy të parët i kishte shënuar me Lionin. (kundër Sent Etienit dhe Kaenit në sezonin 2007-‘08) përpara se të transferohej në Madrid.
Me Realin e Madridit ai kishte pasur vetëm 15 mundësi nga goditjet e dënimit. Për të bërë krahasime, Kristiano shënoi 33 gola nga goditet e dënimit me Realin në 444 tentativa.
Goli i shënuar me goditje dënimi kundër Espanjolit ka dhe një veçanti tjetër, sepse në portë nuk ishte portieri i bardhebluve – u ndëshkua me karton të kuq – por mbrojtësi Kabrera!
Arena e Lajmit