Deputeti i Partisë së Lirisë Petrit Vasili ka reaguar pas deklaratës së Edi Ramës për amnistinë fiskale.
Vasili shkruan se Edi Rama është kokë e këmbë peng i pastrimit të parave. Sipas tij, Rama dhe të tijtë e duan me pa derman amnistinë vetëm e vetëm për miliardat e grabitura nga korrupsioni i tyre dhe për asnjë qëllim tjetër.
POSTIMI I PLOTË
Rama kokë e këmbë peng i pastrimit të parave, nuk heq dorë nga Amnistia!
Amnistia Fiskale, Porti i Durrësit dhe kullat pa fund nëpër Tiranë janë tre këmbët e pirostisë, që e ka emrin lavatriçe gjigante e pastrimit të parasë së Ramës.
Çdo ligj apo VKM e qeverisë së Ramës ka kryefjalë pastrimin e parasë së pisët.
Ky Rama deklaroi sot se do ta bëjë patjetër Amnistinë Fiskale pavarësisht se BE dhe SHBA janë kundër.
Shqipëria kur Rama erdhi në pushtet vetëm për shkak të qeverisjes së tij u rifut nga Moneyval i Këshillit të Europës në listën e zezë të vendeve, që pastrojnë para të pista.
Ky Rama, që nga mëngjesi në darkë flet për ndërkombëtarët, fshihet pas deklaratave te tyre dhe është bere megafon qesharak i tyre, kur vjen fjala për pastrimin e parave është egërsisht kundër tyre.
Por kur po këta ndërkombëtare Këshilli i Europës, Parlamenti Europian, FMN, Banke Botërore, BE dhe SHBA janë kundër amnistisë fiskale në mënyrë shumë të qartë dhe të prerë, po ky megafoni Rama thotë që do ta bëjmë amnistinë dhe s’pyesim për ndërkombëtarët.
Rama dhe të tijtë e duan me pa derman amnistinë vetëm e vetëm për miliardat e grabitura nga korrupsioni i tyre dhe për asnjë qëllim tjetër.
Emigrantët kane tridhjetë vjet që punojnë e derdhin djerse dhe jetojnë me kursimet e tyre, dhe paratë i përdorin dhe i depozitojnë në banka pa problem në vendet ku jetojnë fale ligjeve të qarta të atyre vendeve.
Emigrantet nuk janë miliarderë, por njerëz të punës së ndershme dhe s’kanë gjë për të fshehur lidhur me të ardhurat e tyre.
Emigrantët e dinë shumë mire se nuk mund të kalojnë në mënyrë ilegale nga kufijtë e vendeve ku jetojnë qindra mijëra e miliona euro që t’i depozitojnë në Shqipërinë e Edi Ramës sepse do të burgoseshin dhe do të humbisnin çfarë kishin arritur me aq mund e sakrifica.
Paratë e pista të pastruara nëpër Shqipëri kanë sjellë shpopullim masiv tragjik, papunësi, varfëri, që thellohet si në asnjë vend të Europës, kriminalitet të shtuar dhe mbretërim të narkotrafikantëve.
Pra është e qartë në dritën e diellit se Shqipëria vetëm ka parë një mijë e një të zeza nga pastrimi i parave dhe asgjë tjetër.
Ndaj Edi Rama kërkon me këmbëngulje amnistinë për pastrimin e miliarda euro të grabitura nga qeveria e tij sepse përmes tyre kërkon të blejë zgjedhjet dhe të shantazhojë kë të dojë.
Ky është një skenar i dështuar sepse shqiptarët e njohin tashmë mirë Edi Ramën dhe e dinë qe ai është shkaktari kryesor dhe i vetëm i varfërisë e mjerimit të tyre. Shqiptarët e dinë mirë që nuk janë të varfër, por janë të vjedhur!! #JemiTeVjedhurSjemiTeVarfer