ZYRTARE/ 9 golat e pësuar nga Liverpuli rezultuan fatale, klubi i Premier Ligës merr vendimin drastik për trajnerin

3 pikë në katër ndeshje dhe 9 gola menjëherë të pësuar vetëm në ndeshjen ndaj Liverpulit, ishin fatale për trajnerin e Burnemuthit, Skot Parkër.

SKOT PARKER

Tekniku 41-vjeçar është shkarkuar zyrtarisht nga detyra e trajnerit pas turpërimit që mori në sfidën ndaj Liverpulit, fundjavën që kaloi në stadiumin “Anfield”.

Këtë lajm e ka bërë vetë publik klubi i Premier Ligës me anë të një komunikate në sajtin e saj zyrtar teksa njoftojnë se vendin e Skot Parkërit do ta zërë përkohësisht asistenti i tij, Geri O’Nill, i cili do të mbështetet nga Shon Kuper dhe nga Tomi Elfik.

Në 4 ndeshje kampionati, Burnemuth ka shënuar 2 gola dhe ka pësuar 16 gola, duke qenë për momentin mbrojtja më e dobët e kampionatit.

– Arena e Lajmit


ZYRTARE/ 9 golat e pësuar nga Liverpuli rezultuan fatale, klubi i Premier Ligës merr vendimin drastik për trajnerin

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook