Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë Tedi Blushi, ka shprehur ngushëlllime familjeve të tre të rinjve që humbën jetën mbrëmjen e djeshme në Tiranë.
Ngjarja ndodhi mbrëmjen e djeshme në rrethrrotullimin e Saukut, ku një automjet që ecte me mbi 26 km/h, ka carë barrierat e rrugës dhe ka rënë nga mbikalimi.
“Ngushëllimet më të sinqerta familjeve të tre të rinjve, që humbën jetët në aksidentin tragjik në mbikalimin e TEG-ut!
Ecni me kujdes: Dikush ju pret me padurim të ktheheni në shtëpi!”, shkruan Blushi.