Përballja me Korabin, Beqiri: Finale e parakohshme, të korrigjojmë… shënjestrën

Tërbuni i ka mbyllur seancat stërvitore dhe është nisur dje drejt Pukës, atje ku sot do të presë Korabin. Të dyja skuadrat e kanë blinduar zonën “play off” dhe sot do të luajnë pa presionin e objektivit. E megjithatë, pukjanëve u duhen pikët për të blinduar vendin e 5-të.

elvin beqiri

“Është si një finale e parakohshme, pasi presim dibranët e vendit të tretë. Fazën e parë u kemi marrë barazimin në transfertë, por në shtëpi do t’i mundim.

Edhe pse e kemi siguruar objektivin, nuk mund të gabojmë në fushën tonë dhe para tifozërisë sonë të mrekullueshme. Gjatë gjithë javës kemi punuar me ekipin që ka marrë ngarkesën e duhur.

Secilit prej tyre i kam kërkuar të jetë i kujdesshëm dhe të mos bien pre e kundërshtarit. Kërkoj nga sulmuesit të jenë të vëmendshëm para portës kundërshtare, të gjejnë hapësirë dhe të arrijnë të shënojnë.

Jemi të vendosur ta mbyllim kampionatin me një rezultat pozitiv. Pas kësaj ndeshjeje do të mendojmë për ‘play off’-in”, tha Elvin Beqiri për “Panorama Sport”.

DITMIR PEMA – Arena e Lajmit


Përballja me Korabin, Beqiri: Finale e parakohshme, të korrigjojmë… shënjestrën

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook