Afrimi i radhës te Erzeni pritet të jetë një mbrojtës i majtë që mund të luajë edhe si mesfushor ose sulmues i këtij krahu.
“Panorama Sport” zbulon se Xhelil Asani ka mbërritur në Shijak dhe po i nënshtrohet testeve mjekësore përpara se të hedhë firmën nën kontratë me klubin e Erzenit.
Në parim është arritur marrëveshja me 26-vjeçarin, i cili në të kaluarën ka luajtur me Shkëndijwn e Tetovës, Metalurgun e Shkupit dhe skuadrën e vendlindjes, Vëllazërimin e Kërçovës.
Asani ka qenë edhe pjesë e Bylisit në Kategorinë Superiore gjatë sezonit 2015-2016.
Së fundmi ka luajtur në Bosnje me skuadra si Mlladost Doboj dhe FK Rudar Prijedor.
Gjithashtu ka edhe një eksperiencë në kampionatin amerikan me Pittsburgh Riverhounds SC.
SKEDA E FUTBOLLISTIT –
RONALD FAJA – Arena e Lajmit