“Nuk ka krim pa ndëshkim”, Vasili për pallatin tek Myslym Keta: Lotët, zemërimi dhe urrejtja e qytetarëve nuk do u ndahen tërë jetën

Petrit Vasili

Nënkryetari i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili ka reaguar në lidhje me prishjen e një pallati në rrugën Myslym Keta.

Në një postim në Facebook, Vasili ka akuzuar kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj se ka kryer krim ndaj pronës, ligjit dhe ndaj jetës se qytetarëve.

Vasili shtoi se po lihen pa energji elektrike dhe fëmijët, por sipas tij nuk ka krim pa ndëshkim.

Postimi i Petrit Vasilit:

Veliaj-n si xhelat i Pallatit 4 ne Rr.Myslym Keta, nuk ka drejtësi që e shpëton!

Banditet anti-ligj me Veliaj ne krye ju vërsulen Pallatit 4 ne Rr.Myslym Keta, duke shkelur çdo ligj vetëm për te rrëmbyer pronën e qytetareve për interesin e oligarkëve, qe s’kanë te ngopur me para’.

Veliaj ju ka shpallur lufte qytetareve te thjeshte e te varfër ne emër te grabitqareve te ndërtimit.

Veliaj dërgon banditet e policisë kundër qytetareve te thjeshte qe ju prish pallatin.

Veliaj le pa drita edhe familjet qe duhet te përcjellin te dashurit ne banesën e fundit.

Lotet, zemerimi dhe urrejtja e qytetareve qe Veliaj ju hoqi dritat ne mes te natës, ju preu ujin ju pengoi te nderonin kujtimin e te dashurve te ndare nga jeta për shkak te tij janë mallkim qe nuk do ti ndahet atij gjithë jetën.

Asnjë kapje e drejtësisë nuk do ti shpëtojë dot e kane krejt te kote.

Veliaj dhe Bashkia vjedhin paratë dhe paguajnë Inceneratorin qe nuk ekziston.

Veliaj dhe Bashkia vjedhin taksat e rritura për ujin e pijshëm dhe ujë vjen orar dhe shpesh nuk ka sa fillojnë qytetaret te blejnë ujë me autobote.

Shërbimi urban është për faqe te zeze sa as ne Afrikën me te prapambetur nuk e gjen një katastrofe te tille.

Ju marrin takse për arsimin qytetareve si ne asnjë qytet të Shqipërisë dhe shkolla vazhdon me turne.

Populli do t’ju beje atë qe nuk jua pret mendja.

Krim pa ndëshkim nuk ka.

Këta kane kryer krim ndaj pronës, ndaj ligjit dhe ndaj jetës se qytetareve te thjeshte, që punojnë me punë të ndershme.

Krime të tilla nuk amnistohen kurrë se llogaria është e hapur me popullin.

Arena e Lajmit

“Nuk ka krim pa ndëshkim”, Vasili për pallatin tek Myslym Keta: Lotët, zemërimi dhe urrejtja e qytetarëve nuk do u ndahen tërë jetën

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook