Braziliani do të marrë 200 mijë paund në javë te Junajtid, trajneri i Ajaksit: E trishtë që vendosin…

Antoni pritet të kalojë vizitat mjekësore me Mançester Junajtidin brenda 24 orëve për t’u bërë kështu transferimi i pestë i trajnerit Erik ten Hag në “Old Trafford”.

ANTONI 1

Me Ajaksin u arrit akordi për shifrën e 84 milionë paundëve (100 milionë euro), ndërsa sulmuesi brazilian e dërgon në 225 milionë sterlina shifrën e shpenzuar nga trajneri holandez në këtë merkato.

Në “Old Trafford” pritet të mbërrijë edhe portieri i Njukasëllit, Martin Dubravka. Erik ten Hag po kompleton kështu skuadrën e tij, ndërsa deri tani ka transferuar Tajrell Malacian (14.7 milionë paund), Kristian Eriksenin (parametër zero), Lisandro Martinezin (56.7), Kasemiron (70) dhe Antoni (84 milionë paund), që kanë kushtuar në total 225.4 milionë paund.

Sulmuesi 22-vjeçar pritet të përfitojë rreth 200 mijë paund në javë në “Old Trafford”.

Antoni është përcjellë me ironi nga trajneri i Ajaksit, Alfred Shrojder, i cili tha për “ESPN”: “Është shumë e trishtë që në këto kohë e gjithë rrota rrotullohet rreth parave”.

Arena e Lajmit


Braziliani do të marrë 200 mijë paund në javë te Junajtid, trajneri i Ajaksit: E trishtë që vendosin…

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook