Interi në kërkim të një mbrojtësi, Zhang bllokon tratativën për kampionin e Europës

Tifozët zikaltër prisnin dje zbarkimin e Françesko Açerbit në Milano, diçka që nuk ka ndodhur, pavarësisht se ishte lajmëruar.

ACERBI

Pengesë është bërë presidenti zikaltër, Stiven Zhang, që ka bllokuar gjithçka, pasi nuk është ende i bindur për transferimin e mbrojtësit 34-vjeçar nga Lacio.

Akordi për huazimin me të drejtë blerjeje i gjetur mes klubeve është ende i vlefshëm, por fjala e fundit do t’i takojë presidentit Zhang.

Pavarësisht ngecjes, Interi nuk ka një opsion tjetër ekonomik (kriteri kryesor i zikaltërve) dhe në këto ditë të fundit të merkatos, kur ka nevojë urgjente për një mbrojtës, pista “Açerbi” vështirë se mund të dështojë.

Arena e Lajmit


Interi në kërkim të një mbrojtësi, Zhang bllokon tratativën për kampionin e Europës

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook