Shpejtësia “skëterrë” u mori jetën, shefi i Qarkullimit Rrugor: Shoferi ishte gjobitur, por ligji s’parashikon heqje patente. Eksperti: Një 20-vjeçar s’mund të drejtojë një…

Foto Nga Opinioni

Shpejtësia e mjetit tej normave të lejuara, u ka marrë jetën mbrëmjen e djeshme tre të rinjve që udhëtonin në mjetin “Audi A8”.

Shoferi Klevis Ruçaj, 20 vjeç, pasagjeret Eriselda Abedini, 22 vjeçe dhe Sikela Përroi, 23 vjeçe, humbën jetën pasi mjeti theu barrierat në afërsi të rrethrrotullimit të Saukut, ka ra nga mbikalimi.

Por a mund të ishte shmangur ky aksident, duke marrë parasysh që 20-vjeçari kishte vetëm një vit e pak muaj që ishte pajisur me patentë, e në këtë hark kohor ishte gjobitur disa herë për shpejtësi, përdorim celulari apo shkelje të tjera të rregullave të qarkullimit rrugor?!

I ftuar sot në rubrikën “Opinion” në News24, Taulant Gjoka, shefi i sigurisë së trafikut në Tiranë, u shpreh se për shkeljet që ka kryer viktima, është gjobitur, por ligji nuk parashikon heqjen e patentës.

“Është shumë herët për të folur për një shpejtësi absolute, por nga pamjet duket se ka qenë e lartë. Do jetë çështje ekspertimi që do përcaktojnë shpejtësinë e lëvizjes edhe shkakun determinuat të aksidentit rrugorë.

Në lidhje me 5 rastet e ndëshkimit për shkeljet e qarkullimit, ligji parashikon vetëm masa administrative, dhe jo masë plotësuese si pezullimi i lejes së drejtimit”, tha ai.

Ndërkohë nga ana tjetër Islam Qibini, ekspert i sigurisë rrugore, nga studio e “Opinion”, u shpreh se në vendin tonë ndoshta duhet të rishikohet mundësia që shoferëve të rinj, për një periudhë të caktuar, të mos u lejohet drejtimi i mjeteve me fuqi mbi 1200 kubikë, siç funksionon në disa shtete të tjera.

“Është aksident i frikshëm, për shkak të shpejtësisë së madhe që ka qenë si dhe për segmentin rrugor ku ka ndodhur. Kemi të bëjmë me një humbje të kontrollit, dhe fushëpamja është e qartë, t’i e shikon rrethrrotullimin. Është një segment që a barriera metalike, por duke parë shpejtësinë, që mund të ketë qenë mbi 150-200 km/h, i ka shkatërruar ato. Në një aksident ndikojnë shumë faktorë, aftësitë profesionale të shoferit, etj.. Në BE, drejtuesit e mjeteve që kanë një vit leje, nuk mund të drejtojnë mjete me më shumë se 1200 kubikë. Duke parë mosha të reja problematike, duhet të shikohet heqja e patentës dhe bllokimi i mjetit”, tha ai.

Shpejtësia “skëterrë” u mori jetën, shefi i Qarkullimit Rrugor: Shoferi ishte gjobitur, por ligji s’parashikon heqje patente. Eksperti: Një 20-vjeçar s’mund të drejtojë një…

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook