“Zgjohen” në Peqin. Pas një heshtjeje të stërzgjatë, Shkumbini ka nisur nga puna për sezonin e ri.
Klubi ka zgjedhur trajnerin e ri për Kategorinë e Dytë.
Në sezonin e ri, skuadrën do ta drejtojë një emër i njohur në futbollin shqiptar.
Hetlem Çapja është emëruar trajner, ndërsa deri vjet kishte rolin e zv.trajnerit te AF Elbasani.
39-vjeçari nuk është një emër i panjohur në Shqipëri, pasi ka luajtur me klube si Elbasani, Tirana, Dinamo, Tërbuni apo edhe Shkumbini.
Ky është një rikthim për të në Peqin, pasi në 2009-2010 ka qenë pjesë e skuadrës si futbollist.
Ish-mesfushori tanimë ka një detyrë të vështirë, për të ngjitur bardhekaltrit në Kategorinë e Parë.
FATMIR AHMETI – Arena e Lajmit