Sulmuesi i talentuar i Çelsit, Kallum Hadson-Odoi, është zyrtarisht një futbollist i Bajer Leverkusen.
Anglezi prej kohësh flitej për një largim nga “Blutë” e Londrës dhe duket se klubi i Premier Ligës ka zgjedhur që ta huazojë për një vit në Gjermani.
Për 21-vjeçarin prej kohësh interesohej dhe Juventusi, por bardhezinjtë hoqën dorë pas transferimit të Kostiç, kështu Odoi zgjodhi të kalonte në Bundesligë, ku do të luajë për një vit dhe më pas do të rikthehet dhe njëherë me Çelsin, për të vendosur mbi të ardhmen.
Arena e Lajmit