Ajaksi padyshim është pasuruar tej mase duke marrë plot 100 milionë euro në këmbim të sulmuesit brazilian Antoni.
Kështu, gjiganti holandez ka bërë gati emrat për të afruar në Amsterdam, me të parin që padyshim është Hakim Zijeh.
Mesfushori që u largua në vitin 2020 drejt Çelsit është gati që të rikthehet dhe njëherë në Holandë, pasi nuk gjeti formën e tij më të mirë në Londër me “Blutë”.
Emri tjetër që drejtuesit kanë në mendje është ai i Lukas Okampos. Siç raporton “El Mundo Deportivo” Sevija është e gatshme që ta lërë të lirë sulmuesin argjentinas dhe për këtë arsye Ajaksi po bën gati një ofertë për të afruar në “Johan Krajf Arena” ish-in e Milanit.
Arena e Lajmit