Një aksident është regjistruar në aksin Korçë-Maliq, në afërsi të Lumalasit. Mësohet se një automjet ka përplasur këmbësorin Olger Zhuti, 39-vjeç, dhe më pas është larguar nga vendi i ngjarjes.
Policia njofton se 39-vjeçari ka humbur jetën, gjatë transportimit në spitalin e Korçës.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave dhe përcaktimin e shkaqeve të aksidentit.
Njoftimi i policisë:
Më datë 10.03.2023, rreth orës 18:58, në aksin rrugor “Korçë-Pogradec”, në afërsi të fshatit Lumalas, Korçë, një automjet ka aksidentuar, një këmbësor , i cili për pasojë ka ndërruar jetë gjatë rrugës për në spitalin e Korçës. Drejtuesi i automjetit është larguar nga vendi i ngjarjes.
Nga ana e Policisë po kryen veprimet hetimore me qëllim identifikimin dhe vënien para përgjegjësisë ligjore të drejtuesit të automjetit, si edhe identifikimin e viktimës.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave dhe përcaktimim e shkaqeve të aksidentit.
Arena e Lajmit