Uillian është shumë pranë kalimit te skuadra e Fulhamit në Premier Ligë.
Sipas asaj që raporton “SKY Sport”, sulmuesi brazilian do të rikthehet të luajë sërish në Londër, qytet ku ka kaluar një pjesë të madhe të karrierës së tij futbollistike me fanellat e Arsenalit dhe Çelsit.
34-vjeçari ka bindur drejtuesit e Fulhamit, nga ku prej disa ditësh ishte duke kryer stërvitje me londinezët dhe ditën e sotme do të kryejë vizitat mjekësore dhe më pas do të hedhë firmën në kontratën me klubin e tij të ri.
Përveç Arsenalit dhe Çelsit, braziliani është aktivizuar edhe me skuadrat e Anzhi, Shaktar Donjetsk, Korinthias dhe Mauaense.
– Arena e Lajmit