– Interi ka fituar 11 nga 14 ndeshjet e Serisë A kundër Kremonezes (2 barazime, 1 humbje) dhe në gjysmën e rasteve e ka mbyllur ndeshjen me portën e paprekur.
– Kremoneze ka fituar vetëm një nga 14 ndeshjet e luajtura në “San Siro” në Serinë A (kundër Interit dhe Milanit), pikërisht ndaj zikaltërve më 10 maj 1992.
– Interi ka fituar të teta ndeshjet e fundit të Serisë A kundër skuadrave të sapongjitura dhe vetëm një herë kanë regjistruar një seri më të gjatë fitoresh: 10 radhazi midis prillit 2002 dhe shtatorit 2003.
– Zikaltrit, pas humbjes së parë në kampionat po ndaj Lacios sezonin e kaluar, regjistruan 14 ndeshje radhazi pa humbje (11 fitore, 3 barazime).
– Interi nuk ka humbur dy ndeshje radhazi në Serinë A që prej marsit të 2020-ës, në atë rast kundër Lacios dhe Juventusit. – Kremoneze ka humbur tri ndeshjet e tyre të para për herë të parë në një sezon të vetëm të Serisë A.
– Për herë të parë në Serinë A, Lautaro Martinez mund të marrë pjesë në të paktën një gol (mes golave dhe asisteve) në të katra javët e para të sezonit, pasi dhuroi një asist ndaj Leçes dhe ka gjetur 2 gola ndaj Specias dhe Lacios.
– Portieri i Kremonezes, Ionut Radu, ka luajtur katër ndeshje të Serisë A me fanellën e Interit, duke e mbajtur portën të paprekur dy herë (2016 kundër Sassuolos dhe 2021 kundër Sampdoria) dhe duke pësuar 3 gola ndaj Romës dhe Bolonjës.
Arena e Lajmit