“Agresion i përsëritur”, Meta për shembjen e pallatit te ‘Myslym Keta’: 14 maji, dita e madhe kur qytetarët e Tiranës do t’ju japin ndëshkimin hajdutëve të shfrenuar

Meta 3

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka reaguar në lidhje me vendimin e gjykatës për shembjen e pallatit në rrugën “Myslym Keta”.

Në një reagim në ‘Facebook’ Meta thekson se ky është një agresion i përsëritur.

REAGIMI I METËS
Shembja e pallatit në Rr. “Myslym Keta” është agresion i përsëritur në paligjshmëri të plotë dhe i egër ndaj qytetarëve të thjeshtë ashtu si tek Teatri Kombëtar, Astiri, Bregu i Lumit dhe 5 Maji.
Natën dhe me dhunën e Policisë së “Rilindjes” qytetarëve ju rrëmbehet dhe ju shkatërrohet prona që të majmen klientët e “Rilindjes”.
Fëmijë, të moshuar, burra dhe gra janë hedhur në rrugë të madhe, që të vazhdojë grabitja dhe plaçkitja e bandës së Erion Veliaj dhe oligarkëve përqark tij.
14 maji është dita e madhe kur qytetarët e Tiranes do t’ju japin ndëshkimin më të rreptë këtyre agresorëve dhe hajdutëve të shfrenuar.

Arena e Lajmit

“Agresion i përsëritur”, Meta për shembjen e pallatit te ‘Myslym Keta’: 14 maji, dita e madhe kur qytetarët e Tiranës do t’ju japin ndëshkimin hajdutëve të shfrenuar

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook