Reali i Madridit vazhdon t’i tregojë tifozëve të tij se si vazhdojnë punimet për rikonstruktimin e “Santiago Bernabeu”.
Klubi së fundmi postoi një video në rrjetet e veta sociale, ku tregon jo vetëm ecurinë e punimeve, por edhe funksionimin dhe mirëmbajtjen e terrenit.
Reali ka kërkuar që ndeshjet e para t’i luajë jashtë shtëpisë, në mënyrë që të përshpejtojë rikonstruktimi i stadiumit.
Synimi i klubit është që “Santiago Bernabeu” të jetë gati për sezonin e ardhshëm, ku përveç se një stadium që mirëpret ndeshjet e nivelit të lartë botëror, të jetë gjithashtu edhe një qendër shumëfunksionale.
Arena e Lajmit