Aksidentoi për vdekje një 39-vjeçar dhe u largua nga vendi, identifikohet dhe vihet në pranga shoferi

Aksident Korce

Arrestohet shoferi i automjetit që aksidentoi mbrëmjen e kaluar për vdekje një 39-vjeçar në Korçë.

Specialistët e Trafikut Urban dhe Interurban të DVP Korçë, në vijim të veprimeve për identifikimin e drejtuesit të automjetit që shkaktoi aksidentin me pasojë dhe u largua nga vendi i ngjarjes, pas këqyrjes së kamerave dhe veprimeve të tjera hetimore bënë të mundur identifikimin, kapjen dhe arrestimin në flagrancë të shtetasit I. V., 49 vjeç, banues në Prrenjas, për veprat penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor” dhe “Largimi nga vendi i aksidentit”.

Ky shtetas mbrëmjen e djeshme në aksin rrugor “Korçë-Pogradec”, pranë fshatit Lumalas, Korçë, duke drejtuar automjetin tip “Volkswagen”, ka aksidentuar këmbësorin O. Zh., 39 vjeç, banues në Korçë, i cili ka ndërruar jetë rrugës për në spital. Drejtuesi i automjetit I. V., u largua menjëherë nga vendi i aksidentit, por u kap më pas nga shërbimet e Policisë.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë, për veprime të mëtejshme.

Aksidentoi për vdekje një 39-vjeçar dhe u largua nga vendi, identifikohet dhe vihet në pranga shoferi

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook