Çavi nuk e ka në planet e tij, mesfushori i Barcelonës drejt transferimit në Francë

Miralem Pjaniç, së bashku me Xherard Pike dhe Memfis Depain janë tre nga lojtarët aktualë të Barçës që nuk kanë luajtur asnjë minutë në 3 takimet e para të sezonit të ri. E ardhmja e tyre është në pikëpyetje.

PJANIC

Vetë trajneri Ksavi Hernandez, pas transferimit të Niko Gonzalsesit drejt Valencias kishte lënë një shteg për Pjaniçin, por boshnjaku, edhe pse ka përkrahjen e trajnerit të katalanasve, ende nuk ka luajtur një minutë në La Liga.

Situata duket se e ka shqetësuar atë dhe siç bëjnë me dije mediat spanjolle agjenti i tij, Fali Ramadani ka zbarkuar në Barcelonë, duke i bërë me dije klubit katalanas ofertat që ka në dorë për mesfushorin. Olimpiku i Lionit duket klubi më i favorizuar për të, teksa në Arabinë Saudite e kërkon Al-Nasr.

Arena e Lajmit


Çavi nuk e ka në planet e tij, mesfushori i Barcelonës drejt transferimit në Francë

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook