“S’ka ndonjë zyrtar që nga posti të shkojë t’i japë llogari drejtësisë”, Artan Fuga për korrupsionin në dogana dhe IKMT: Institucionet duhet të veprojnë, çdo vonesë dëm për shtetin

Capture

TIRANË

Akademiku Artan Fuga ka folur sot në Neës24 për zhvillimet e fundit në vend, duke nisur nga zgjedhja e kreut të ri të SPAK.

Fuga nisi analizën e tij nga miratimi i reformës në drejtësi. Ai tha se pas largimit të opozitës nga parlamenti, zgjedhjet u bënë nga maxhoranca dhe një drejtësi në gjyqësor nuk u arrit dot.

“Po t’i kthehemi viteve përpara, nga viti 2016. Një natë korriku, ndërhyrjet në Kushtetutën e Shqipërisë u bënë me një votim pothuajse 100% të deputetëve, por me një ndërhyrje nga jashtë, me atë ndërhyrje që ishte nga ana e partnerëve dhe aleatëve të Shqipërisë, SHBA-ja dhe BE-ja.
Çfarë do të thoshte për mua kjo në atë kohë? Kjo do të thoshte që Kuvendi i Shqipërisë dhe shteti shqiptar nuk ishin në gjendje dot ta reformonin sistemin e drejtësisë, ta pastronin, ta kthenin në standardet që donin qytetarët; e dyta se në Shqipëri në atë kohë nuk kishte një ndarje të pushteteve, siç ndërtohet çdo shtet ligjor.
Për të bërë këtë ndarje unë kuptova, erdhi një ndërhyrje nga jashtë.
U aprovuan disa nene të Kushtetutës, ku një nga këta nene të rinj të Kushtetutës, kërkonte që KLP apo KLGJ të ndërtoheshin në atë mënyrë, ku një grup më i vogël brenda komisionit të ligjeve të kishte mundësi të bënte emërimet fillestare dhe atje një zë kishte opozita.
Në 2019 opozita largohet nga parlamenti. Dhe sot shikohen të gjitha ato dëme të tmerrshme që pati ai veprim politik i udhëhequr nga z. Basha, por edhe i ndjekur nga e gjithë elita politike e PD-së dhe më gjerë se kaq dhe LSI-së në atë kohë, sepse në këtë komision ku duhet të votonte dhe opozita, ku mund të negocionte, nuk mori pjesë dhe i la të lirë shumicës parlamentare që të votonte ata individë që prodhuan kandidaturat që praktikisht janë afër pushtetit, shumicës parlamentare, qoftë nëpërmjet kulturës, lidhjeve familjare, bindjeve politike.
Pikërisht në këtë moment shihet që ajo që duhej bërë që të kishte një drejtësi në gjyqësor, nuk u arrit dot”, deklaroi Fuga.

Ai tha se në momentin kur u bë fjala për të dhënë një mandat tjetër kryetarit të SPAK-ut, sigurisht edhe sikurse tregoi media, pati një lloj tensioni mes ambasadores së SHBA-ve dhe kryeministrit, qeverisë, e cila u shpreh në format nga më të ndryshmet sepse në fund të fundit dhe ambasadorja tha se po bëhen ndërhyrje.

“Proceset brenda gjyqësorit bëhen nga faktori jashtë tij sepse ai akoma nuk është në gjendje dot të veprojë si një drejtësi e verbër, e shkëputur nga politika për arsye të kësaj historie dhe për arsye se akoma origjinën e drejtësisë e kemi në kuvendin e Shqipërisë, si rezultat i ekuilibrave politike dhe kur opozita u largua si rezultat i partive në fuqi. Pallati i Drejtësisë është akoma larg për të vepruar si një forcë e pavarur.
Qytetari është larg kësaj, madje dhe unë jam larg kësaj për të ditur që ky kandidat do të ishte ai që do donim. Unë si studiues, druhem për të shkuar deri këtu (që ishte kandidati i mbështetur nga Amerika) kishte tension. Se çfarë roli do të luajë ai, se sa i ka ai kompetencat, sepse në fund të fundit prokurorët janë të pavarur. Qytetari kërkon njëherë në gjykatat kur shqyrtohen çështjet civile që gjykimet të bëhen shpejt. Ka prapambetje disa vjet të dosjeve. Ai nuk është në gjendje dot të zgjidhë çështjet në rrugë gjyqësore.
Pastaj kërkon që në gjykatat që shqyrtojnë çështjet penale, të vihet rend dhe siguri në shoqëri, kurse për gjykatat si GJKKO kërkon një goditje kundër korrupsionit. Se çfarë do të ndodhë këtë do ta shohim, por deri tani qytetari ka të drejtë të mos ketë besim. Dhe ndonjë zyrtar që është goditur është goditur pasi ka lënë detyrën. Nuk ka ndonjë zyrtar me post që nga posti të shkojë dhe t’i japë llogari drejtësisë”, tha profesor Fuga.
Lidhur me situatën në PD, ai tha se fakti që PD organizon primaret, organizon një mobilizim të militantëve për të votuar, organizon mbledhjet dhe forumet e saj, tregon dhe njëherë që kjo PD, që udhëhiqet nga z. Sali Berisha ka një strukturim. “Ka marrë në dorë menaxhimin e saj të brendshëm dhe ka dhe një mbështetje sepse në fund të fundit nxjerr dhe njerëzit në rrugë. Është një fitore brenda për brenda saj, është një konsolidim brenda saj. Me shumë elementë që janë shumë problematikë, aq nga koha e këtyre 10 viteve ku gati-gati opozita ka fjetur gjumë, në dëm të qytetarit dhe në interes të elitave. Sigurisht që pjesa tjetër e deputetëve që janë kundër këtij grupi deputetësh të lidhur me këtë PD-në, sigurisht që nuk kanë asnjë iniciativë dhe lëvizja e tyre po zbehet”, deklaroi Fuga.

Lidhur me investigimet e News24, korrupsionin në Dogana dhe IKMT, profesor Fuga dhe se institucionet duhet të veprojnë sepse çdo vonesë është dëm që i sillet shtetit dhe qytetarit.

“Fakti që dalin të gjitha këto afera, dyshime, media i jep raste të qarta të korrupsionit dhe me këto kamera…
Është meritë e medias dhe investigimi është i padiskutueshëm që është një kontribut i medias për të përmirësuar klimën politike. Problemi është se duhet shkuar deri në fund. Institucionet duhet të veprojnë. Kjo duhet çuar deri në fund. Çdo vonesë është një dëm që i sillet shtetit, qytetarit, demokracisë, gjithçkaje që mund të shëndoshë këtë shoqëri.
A ka mundësi opozita që të fitojë ato pjesë të elektoratit në qytetet e mëdha vetëm me kaq? Unë mendoj që jo. Pa një projekt të madh në çdo qytet, në çdo bashki, mendoj që për disa rrethana të caktuara të gjithë këta faktorë nuk mjaftojnë, janë hapa të mirë, por nuk mjaftojnë. Qytetari nuk ecën as me idenë e revanshit, as me idenë që u ndëshkua ky apo ai, qytetari shikon interesin e vetë”, deklaroi Fuga.

Arena e Lajmit

“S’ka ndonjë zyrtar që nga posti të shkojë t’i japë llogari drejtësisë”, Artan Fuga për korrupsionin në dogana dhe IKMT: Institucionet duhet të veprojnë, çdo vonesë dëm për shtetin

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook