Atletiko Madrid ka zyrtarizuar ditën e sotme transferimin e mbrojtësit Serxhio Regulion nga Totenhemi.
Skuadra e Simeones arriti akordin me anglezët për një huazim të tijin deri në përfundim të këtij sezoni, me spanjollin që rikthehet kështu në La Liga pas aventurës te Reali.
Regulion bëhet kështu gati të startojë një aventurë të re pas largimit nga Totenhemi ku do të kërkojë të ketë një minutazh të shtuar në prag të Botërorit.
Arena e Lajmit