“Panorama Sport” ju sjell disa nga momentet pikante, të cilat nuk u panë në ekranin e televizorit.
*Gjatë kohës që ekipet po kryenin nxehjen para ndeshjes, Marini me Kolelën qëndruan gjatë gjithë kohës bashkë, duke biseduar me njëri-tjetrin.
*Portieri i Partizanit, BekimRexhepi, para se të fillonte ndeshja, nga një pjesëtar i stafit merr një peshqir, të cilin e vendos pas portës së tij për t’u fshirë.
*Akiniemi nis topin i pari nga qendra, por para se ta bëjë atë, kryen ritualin e lutjes duke drejtuar sytë nga qielli për pak fat.
*Da Silvën e bezdisin getat, gris disa fije të tyre dhe i hedh në tokë.
*Aldo Teqja këtë herë nuk e sheh ndeshjen nga tribuna si ndaj Egnatias, por nga stoli. Fakti që mungojnë lojtarë si Mensah dhe Romero i ka bërë një vend në stol gardianit, që ishte titullar në Kupat e Europës, kur në drejtimin e skuadrës ishte Dritan Mehmeti.
*Trajneri Kolela në pjesën e parë i kërkon Skukës të jetë më i përfshirë në lojë, të mos qëndrojë statik në një pjesë të fushës.
*Rrapaj ndëshkohet me karton të verdhë në minutën e 34-t, pas pak sekondash bën një ndërhyrje të rrezikshme. Direkt pas kësaj, Kolela nxjerr në nxehje Telushin.
*”Shkoj shumë mirë me Skukën, e fitoi faullin me shumë zotësi dhe vendosa t’ia lë ta gjuajë vetë penalltinë, për mua nuk ka asnjë problem”, u shpreh Hoti pas përfundimit të pjesës së parënë lidhje me faktin se penalltinëe goditi Skuka.
*”Po shikojmë Laçin”, shprehet Kolela pa u mbushur një orë lojë. Të kuqtë e nisën më pak aktivëpjesën e dytë dhe trajneri kërkonte të veprohej ndryshe.
*Ka tifozë të Partizanit që janëende nostalgjikë për kohën që Mazrekaj kaloi me ta. Për këtë arsye, nuk mungoi një banderolëe kuqe ku shkruhej: “No Menqa, no party”.
*Disa neonë të ndriçimit patënnjë luhatje gjatë minutës së 20- të dhe u fikën, teksa u rikthyennë normalitet pas pesë minutash. *Hadroj pretendon për një prekjeme dorë të futbollistëve të Laçit dhe i ankohet Shahinit. Ky i fundit merr pozicion dhe me gjeste i sqaron se nuk ka prekje me dorë.
*Në momentin që gjyqtari poshihte në monitorin e VAR-it momentin e penalltisë së Partizanit, Mazrekaj sqaron se nuk kashkaktuar faull ndaj Skukës, pormë kot, sepse akordohet penallti.
*Të dy teknikët kanë qëndruarnë këmbë gjatë gjithë kohës,duke dhënë udhëzimet përlojtarët e tyre. Kolela preferoitë qëndronte me të shkurtra,ndërsa tekniku i kurbinasve nëpjesën e dytë veshi edhe njëbluzë me mëngë të gjata përshkak të motit të freskët në Elbasan.
*Në momentin e zëvendësimitt ë Skukës, gjyqtari i afrohet dhei kërkon të dalë më shpejt ngaloja. Sakaq, tifozët e Partizanit nisin duartrokitjet për të. Duartrokitje ka për të gjitha zëvendësimet e të kuqve.
*Presidenti i të kuqve, Gaz Demi, qëndroi deri në fund dhe duartrokiti nga tribuna lojtarët kur po dilnin nga fusha. Me s aduket, loja që zhvilluan ishte brenda pritshmërive të tij.
Arena e Lajmit