“Ishalla kemi ndonjë rezultat”/ Dritan Hila për kreun e ri të SPAK: Kraja kishte justifikimet e veta, Dumani i pastruar nga ‘bishtat’, ka mundësi ta fusë në eficencë prokurorinë

Hila

Kreu i ri i SPAK Altin Dumani dhe procesi i zgjedhjes së tij ishin mbrëmjen e sotme në fokus të emisionit “Open” në Nws24.

Analisti Dritan Hila tha se besueshmëria e publikut te SPAK-u ka një rënie të madhe dhe se pritet që Dumani të ketë rezultate pasi ndryshe nga paraardhësi i tij Arben Kraja është i pastruar nga ‘bishtat’, duke iu referuar justifikimeve të Krajës.

A e fitoi ambasadorja Yuri Kim betejën me kryeministrin apo anëtarët e KLP-së votuan të pandikuar sipas bindjeve?

Është e vështirë të thuash se duhet të jesh mes Yuri Kim dhe Edi Ramës Me sa duket km kishte një të preferuar tjetër, Yuri Kim kishte një të preferuar tjetër. Fitoi Yuri Kim me një stil ashtu siç votoi dhe reformën në drejtësi, një presion të hapur mbi votuesit, mbi anëtarët e KLP-së. Mua më duket një fitore e Yuri Kim, megjithatë të shohim çfarë rezultatesh do ketë Dumani. Ai ka tre vjet në atë prokurori. Besueshmëria e publikut te SPAK-u ka një rënie të madhe. Duke qenë se SPAK-u është maja e reformës në drejtësi, ajo ku amerikanët u investuan më shumë, pritet që Dumani të ketë rezultate. Në qoftë se Kraja kishte justifikimet e veta se nuk kishte BKH-në, nuk kishte strukturën e plotësuar, e ngarkuan dhe me vjedhje pasqyra makinash, tani Dumani është i pastruar nga këto bishta dhe ka mundësinë që të fusë në eficencë SPAK-un.

Kryetari i SPAK-ut nuk është se ka ndonjë peshë të madhe sepse me ligjin e ri ka një lloj pavarësie. Më tepër ka peshë nga ajo që ne shqiptarët e kemi frikë qytetarin, në mënyrë automatike kushdo që të jetë. Se çfarë frike duhet të ketë psh. një biznesmen nga Edi Rama, por e kemi frikë ne kryetarin e qeverisë. Ne kemi frikë kryetarin e opozitës, le më të qeverisë. Shpresoj që Dumani të jetë rezultativ, ta dijë që me këtë sistem të ri drejtësie, sistemi italian nuk ka çfarë i bëjnë pushtetarët, aq më tepër nuk kanë çfarë i bëjnë opozitarë. Ishalla bën ndonjë…se kështu ka mbetur të themi tani, ishalla se kemi 30 vjet që vijmë vërdallë, ishalla kemi ndonjë rezultat.

“Ishalla kemi ndonjë rezultat”/ Dritan Hila për kreun e ri të SPAK: Kraja kishte justifikimet e veta, Dumani i pastruar nga ‘bishtat’, ka mundësi ta fusë në eficencë prokurorinë

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook