Konfirmohet lajmi ekskluziv i “Panorama Sport! Aron Kaçinari, është afrimi më i fundit i Kastriotit në merkaton e verës. Klubi krutan arriti marrëveshjen e bashkëpunimit me Venecian për huazimin deri në fund të sezonit të 21-vjeçarit, teksa ditën e sotme ka ardhur dhe prezantimi në faqen zyrtare.
Futbollisti ka firmosur gjatë muajit të kaluar një kontratë 2-vjeçare me klubin italian dhe duke qenë se hapësirat te Venecia mungojnë, është menduar që Kaçinari të luajë për një sezon në kampionatin shqiptar.
NJOFTIMI I KLUBIT TË KASTRIOTIT:
Aaron Kacinari është afrimi më i ri i Kastriotit. Mesfushori 21 vjeçar vjen nga ekipi i Venecias në Itali, teska për një sezon do të jetë i huazuar te Kastrioti. Kaçinari është me nënshtetsi sllovene, por ka njërin nga prindërit shqiptar. Ks Kastrioti i uron mirëseardhjen mesfushorit, dhe një sezon sa më pozitiv me fanellën tonë.
Emri: Aaron
Mbiemri: Kacinari
Mosha: 21
Kariera: Venezia
Tabor Sezana (Superliga Sllovene)
ND Gorica
Drava Ptuj
NK Ankaran
NK Bravo (u19)
Arena e Lajmit