Një shpërndarës i dënuar droge i dëbuar më parë nga Britania u kap duke rritur më shumë se 100 bimë në një shtëpi në Southampton. Migen Elezi, një shtetas shqiptar, kishte qenë duke u kujdesur për bimët me vlerë deri në 66,000 £ në pronën në Sirdar Road, Portswood.
Policia ishte informuar për “shtëpinë e barit” dhe rrethoi ndërtesën me oficerë duke përdorur një sharrë në përpjekje për t’u futur brenda. Një oficer tha se panë Elezin duke vëzhguar nga çatia. Më pas 42-vjeçari zbriti dhe u hodh duke thyer kyçin e dorës dhe më pas u përpoq të vraponte.
Por policia e ndoqi dhe ai u kap dhe u arrestua, ndërsa efektivët u futën më pas në banesë. Gjashtë dhoma po përdoreshin për rritjen e kanabisit me ventilim, ndërkohë u sekuestruan edhe plumba me fuqi të lartë si dhe kimikate. Elezi, i cili më parë ishte burgosur dhe deportuar për trafik droge në rrugët e Brighton, pranoi se prodhonte një drogë të klasit B.
Avokatja e tij Keeley Harvey tha: Është mjaft e qartë se ky është një njeri që është shfrytëzuar për të paguar një borxh.
Sakaq, Elezi u dënua me 16 muaj burg. Gjykatësi e paralajmëroi atë se dënimet e tij do të bëhen “gjithnjë e më të mëdha” nëse nuk “heq dorë”.