Detaje të reja janë zbuluar nga atentati i mirëmenduar i ndodhur në një lokal në zonën e Don Boskos në Tiranë, ku viktime mbeti një grua dhe pese të tjerë u plagosën.
Gazetari Igli Çelmeta tha për “BalkanWeb” se dyshohet për një atentat të organizuar pasi objekti ka qenë një nga personat e plagosur
“U qëllua me breshëri plumbash drejt lokalit, dyshohet se kanë qenë dy persona dhe janë larguar me një automjet nga vendi i ngjarja. Viktimë ka mbetur një grua e cila bëhet me dije se nuk ka qenë shënjestër e këtij atentati”, raportoi gazetari.
Gjithashtu Çelmeta tha për BalkanWeb se dyshohet se Shehat Murati ka qenë edhe shënjestër i këtij atentatit. Personi në fjalë është edhe xhaxhai i pronarit të lokalit, Fation Muratit.
“Dyshohet se ngjarja e rëndë ka lidhje me pronarit të lokalit ku edhe ka ndodhur atentati. Disa persona të paidentifikuar janë afruar në ambientet e lokalit dhe ka qëlluar me breshëri plumbash. Dyshohet se Fation Murati mund të ketë pasur konflikt të mëparshëm me persona të tjerë, dhe për këtë arsye po hetohen disa pista. Dyshohet se Shehat Murati, (xhaxhai i Fation Muratit) mund të ketë qenë edhe objektiv i këtij atentati. Autori është afruar në këmbë dhe ka qëlluar me armë zjarri drejt lokalit. Mbi dy persona kanë marrë pjesë në këtë atentat.”, tha ai.
“Dyshohet se njëri ka personat ka qenë objektiv i këtyre personave që kanë qëlluar dhe gabimisht është plagosur edhe pastruesja. Dyshohet se mund të jetë një atentat i organizuar. Policia ka ngritur postblloqe për të kapur autorët. Ngjarja ka ndodhur në një lokal të frekuentuar. Ende nuk dihet gjendja shëndetësore e të plagosurve të cilët janë transportuar drejt Traumës”, tha ai.