U qëllua me breshëri të shtënash drejt një lokali në Tiranë, policia njoftim zyrtar: 5 të plagosur. Një 10-vjeçare është lënduar. Viktimë një grua (EMRI)

D11790a1 7186 4e4d A708 9e6c709fd2c6

Të paktën pesë persona kanë mbetur të plagosur pas të shtënave me armë në një lokal në pronësi të Fation Muratit në Tiranë.

Policia e Shtetit në një komunikim zyrtar bëri me dije se një 10-vjecare është lënduar në dorë nga ciflat e xhamave, ndërsa viktimë ka mbetur 60-vjeçarja Mimoza Paja, rreth 60 vjeçe, banakierja e lokalit.

“Në lokal është qëlluar me armë nga persona ende të paidentifikuar. Mimoza Paja ka mbetur viktimë dhe pesë shtetas të tjerë kanë mbetur të plagosur. Një vajzë 10- vjece është lënduar Ngjarja e rëndë ka ndodhur në një lokal në pronësi të një shtetasi me precedent penal”, tha në një njoftim zyrtar Policia e Shtetit.

REAGIMI I PLOTE:

Më datë 12.03.2023, rreth orës 21:05, në rrugën “Ananstas Shundi”, në lokalin në pronësi të shtetasit F. M., në rrethana ende të paqarta, nga persona ende të paidentifikuar, është qëlluar me armë zjarri.

Si pasojë ka humbur jetën shtetasja Mimoza Paja, rreth 60 vjeçe, banakierja e lokalit, si dhe janë plagosur shtetasit S. M., 50 vjeç, A. M.,42 vjeç, E. S., 47 vjeç, E. B., 45 vjeç, G. Sh., 55 vjeç, të cilët ndodhen nën kujdesin e mjekëve.
Gjithashtu është lënduar në dorë nga ciflat e xhamave, një e mitur 10-vjeçare.

Për hetimin e kësaj ngjarjeje është ngritur një grup i posaçëm hetimor dhe nën drejtimin e Prokurorisë vijon puna intensive për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, sekuestrimin e provave që do të shërbejnë për zbardhjen e ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Ndërkohë janë ngritur pika kontrolli në bashkëpunim me Drejtoritë Vendore të Policisë Durrës, Elbasan, Lezhë e Dibër.

Shërbimet e Policisë po vijojnë kontrollet në gjithë territorin ku dyshohet që mund të kenë lëvizur ose ku mund të fshihen autorët.

Arena e Lajmit

U qëllua me breshëri të shtënash drejt një lokali në Tiranë, policia njoftim zyrtar: 5 të plagosur. Një 10-vjeçare është lënduar. Viktimë një grua (EMRI)

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook