“Ramën do ta ndjekë si hije e zezë ligji i heqjes së parashkrimit për kryeministrat”, Berisha: Hajdutët t’i thërrasin mendjes sepse…

Db63e315 3ab6 44f6 91ee 6c7d80fee973

Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha deklaroi se Ardian Dvorani është paraqitur se kampion i luftës kundër korrupsioni, ndërsa ka theksuar se kjo është e pavërtetë dhe se sipas tij Dvorani është një xhelat.

Më tej theksoi se PD do të lobojë fuqishëm për ligjin e heqjes së parashkrimit për kryeministrin dhe ministrat.

“Në asnjë mënyrë ankim, nuk është çuar për ankimimin. Për të gjitha këto, ai u soll si një bandit me Kushtetutën dhe ligjet e vendit dhe e kapi në flagrancë Komisioni i Venecias. U përpoq të marrë kandidurë me mënyra mafioze. Çfarë ndodhi? Dvorani shpallet kampion botëror i luftës kundër korrupsionit, nuk ka fyerje më të rëndë për shqiptarët se kjo. Ne si deputetë duhet të reagojmë dhe të informojmë të gjitha institucionet e SHBA për këtë akt. Duhet të bëjmë një letër drejtorit të përgjithshëm të DASH, presidentit Biden e kudo. S’mund të fyhen shqiptarët në këtë mënyrë.

Nuk mund të shpallet ky kampion, ky është një xhelat. Ç’e ka Yuri Kim këtë patologji për xhelatët e diktaturës komunistët edhe për këtë do të informojnë qeverinë amerikane. Me ligj nuk mund të ishte anëtar gjykate. Ai u emërua në kundërshtim me ligjin e lustracionit, përse duhet të na e bëjnë simbol këtë njeri? Çfarë jemi ne? A nuk është ky një përçmim i madh për shqiptarët. Na paraqitet i kampion kundër luftës së korrupsionit, kjo nuk ndodh në një vend të botës, por vetëm në Shqipëri. Detyra jonë është të informojnë partnerin tonë kryesor. Na vjen ky që kanë qëndruar 15-16 vite anëtar u Gjykatës së lartë dhe na kthehet në Gjykatën Kushtetuese, asnjë votë nuk mund të marrë. Thuhej se marrëveshja ishte realizuar, por ftoj deputete të mos bëjnë gabim të votojnë këtë person , e ka vendin në burg për fshehje të pasurisë. Për shkelje të Kushtetutës kur ishte në KED, dhe ky sillet sot për anëtar i Gjykatës Kushtetuese. Pas tij është edhe ajo tjetra Semini. Këta e kanë bërë seksion partie drejtësinë,. Në front për të poshtëruar parlamentin shqiptar kanë nxjerrë Dvoranin. Duhet të qëndrojmë me të gjithë mundësitë tona dhe të qartësojmë shqiptarët se çfarë po ndodh me ne. Si hije e zezë do ta ndjekë ai ligj, i heqjes së parashkrimit për kryeministrit dhe ministrat sepse në mënyrë absolute do të lobohet në të gjithë botën dhe do të detyrojë hajdutët t’i thërrasin mendjes sepse nesër sapo të largohen nga detyra e kanë vendin para drejtësisë”, tha Berisha.

Arena e Lajmit

“Ramën do ta ndjekë si hije e zezë ligji i heqjes së parashkrimit për kryeministrat”, Berisha: Hajdutët t’i thërrasin mendjes sepse…

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook