Realizoi dopietë me Romën dhe 100 gola në Serinë A, Dibala: Kisha shumë dëshirë që…

Një ditë përpara ndeshjes, administratori i deleguar i Monzës, Adriano Galiani, zbuloi se kishte tentuar afrimin e Paulo Dibalës në radhët e klubit të ngjitur nga Seria B, por edhe pse ekonomikisht mund ta bindnin, mungesa e të luajturit të kupave të Europës nuk e lejoi marrëveshjen.

DIBALA 1

Por ai nuk e dinte se Paulo Dibala, i cili ishte ende në kërkim të golit të parë me skuadrën e tij të re, jo vetëm që do të zhbllokohej, apo do të realizonte një dopietë, por do të arrinte pikërisht ndaj Monzës numrin jubilar të 100 golave në Serinë A.

Ndërkohë, në pjesën e dytë, me rivalët e përulur ishte Ibanjez që ngriu shifrat finale në 3-0. Gjithsesi, të shihje një Dibalë në një formë të tillë ishte diçka e bukur, pasi luajti jo vetëm kudo në fushë, por në të njëjtën kohë ishte i akullt dhe i saktë me të majtën e tij përpara portës rivale.

Mesa duket, kalimi te Roma i ka hequr një barrë të rëndë që kishte pasur mbi shpatulla te Juventusi dhe ndoshta këto dy gola do ta çlirojnë edhe më shumë për të ardhmen:

“Kisha shumë dëshië për të shënuar dhe për fat dy golat e mi të parë erdhën përballë tifozerisë sonë, – u shpreh Dibala, menjëherë pas ndeshjes.

– Jam shumë i lumtur për fitoren, edhe pse të luash kaq shpesh nuk është aspak e lehtë dhe unë duhet ende të rris formën time fizike. Gjithsesi, sot (dje) jam shumë i lumtur.

Çfarë më tha Murinjo pas ndeshjes? Pyeteni atë më mirë, por mos më pyesni as për titullin kampion, pasi është ende shpejt për të menduar për të tilla gjera”, përfundoi argjentinasi.

Arena e Lajmit


Realizoi dopietë me Romën dhe 100 gola në Serinë A, Dibala: Kisha shumë dëshirë që…

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook