Tirana do të sfidojë Vllazninë në “Klasiken” e futbollit shqiptar, ditën e premte, në orën 16:00, në stadiumin “Selman Stërmasi”, e vlefshme për javën e tretë të Kategorisë Superiore.
Kampionët e Shqipërisë me anë të një postimi në profilin e tyre zyrtar në rrjetin social “Facebook”, u kanë bërë me dije tifozëve bardheblu çmimet e biletave për këtë supersfidë të javës së 3-të.
Biletat variojnë nga 300 lekë të reja në 1000 lekë të reja.
Në tribunën përballë, një biletë do të kushtojë 300 lekë të reja, e njëjta gjë vlen edhe për tifozerinë e Vllaznisë, të cilët do të jenë të akomoduar në tribunën H.
Në tribunat A dhe B, bileta kushton 1000 lekë të reja.
NJOFTIMI I PLOTË I KLUBIT TË TIRANËS –
“Kampionët kthehen në shtëpi!
📍 Stadiumi Selman Stërmasi
⏰ 16:00
🗓 02.09.2022
Biletat dalin në shitje sot në oren 10:00 tek biletaria e Stadiumit Selman Stërmasi.
Kthejmë sezonin e ri në festë! #bashkë #swipeleft⬅️”
– Arena e Lajmit