Vrasja në Tiranë/ Zbulohen lëvizjet e autorëve, dy në rolin e atentatorëve, njëri vëzhgonte, si survejuan lëvizjet e xhaxhait të Fatjon Muratit para atentatit

D11790a1 7186 4e4d A708 9e6c709fd2c6

Të paktën pesë persona u plagosën dhe një grua u vra aksidentalisht, pasi persona të armatosur hapën zjarr në lokalin e Fatjon Muratit në “Don Bosko”.

Gazetari Igli Çelmeta tha për “BalkanWeb”, se në të këtë atentat  të mirë-organizuar kanë marrë pjesë mbi dy persona, dy prej të cilëve kanë pasur rolin e atentatorit dhe një prej tyre rolin e vëzhguesit.

“Detaje të reja janë zbardhur nga masakra e ndodhur në Tiranë. Makina e gjetur është djegur totalisht dhe ndodhet në një cep të një kryqëzimi që të çon në Likmetë dhe të nxjerr në autostradën Fushë Krujë-Milot. Në makinë janë gjetur dy armë zjarri tip kallashnikov që janë përdorur nga atentatorët. Grupi hetimor pritet të bëjë këqyrjen e mjetit për të zbuluar edhe prova të tjera për hetimit.

Kjo ngjarje sipas policisë ka qenë një atentat i mirëorganiuar. Dy persona kanë pasur rolin e atentatorit., ndërsa një person rolin e vëzhguesit. Dyshohet se kanë vëzhguar lëvizjet e xhaxhait të Fatjon Muratajt dhe këtij të fundit i cili ka qenë në arrest shtëpie. Polica ka shkuar ditë më për ta marrë në pyetje , por nuk kanë gjetur në banesë. Lokali ku ndodhi i ngjarja ishte në pronësi të Fatjon Muratit, por ishte në sekuestro”, raportoi gazetari Igli Çelmeta.

Arena e Lajmit

Vrasja në Tiranë/ Zbulohen lëvizjet e autorëve, dy në rolin e atentatorëve, njëri vëzhgonte, si survejuan lëvizjet e xhaxhait të Fatjon Muratit para atentatit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook