Pol Pogba nuk po kalon një periudhë të mirë, i cili pas dëmtimit të rëndë që mori në fillim të sezonit, po përballet dhe me disa çështje në lidhje me vëllain e tij dhe disa banda kriminale.
Së fundmi, kësaj çështjeje i është futur edhe Prokuroria e Torinos, e cila ka hapur një dosje të personave të panjohur për zhvatje të rëndë ndaj mesfushorit francez, e cila shkon deri në 13 milionë euro.
Sipas raportimeve, tre persona me kombësi franceze ishin paraqitur në qendrën stërvitore të Juventusit për të folur me Pogbanë përpara disa ditëve, por ata nuk ishin lejuar të hynin brenda.
Kështu Prokuroria e Tiorinos ka nisur menjëherë investigimet rreth kësaj ngjarje, të cilat ende mbeten të pazbardhura.
Arena e Lajmit