Tone të ashpra në Kuvend/ “S’e përcaktoni ju grupin parlamentar”, Nikolla i përgjigjet Alibeajt: Nuk kam nevojë për lejen tënde!

Sdfgsdfhshsghgh

Kreu i grupit parlamentar të PD Enkelejd Alibeaj gjatë seancës së sotme parlamentare i është drejtuar kryetares së Kuvendit Lindita Nikolla në lidhje me këtë grup duke i thënë që nuk është ajo e cila përcakton ush është në të dhe kush jo, ndërsa shtoi se çdo deputet ka të drejtë nëse bën kërkesë për dokumentacion, për shpjegime juridike jeni e detyruar t’i jepet.

Nuk doja ta merrja fjalën por gjëja e parë që kam është se nuk jeni ju ajo që përcaktoni kush është grup parlamentar dhe kush bën pjesë. Çdo deputet ka të drejtë nëse bën kërkesë për dokumentacion, për shpjegime juridike jeni e detyruar t’ia jepni. Kjo është për sa kohë bëhet fjalë për grupin parlamentar të PD-së.

E dyta, ju dëgjova lidhur me rendin e ditës, ju e dini si është votuar në konferencë të kryetarëve. Duke qenë se ka një numër të madh projektligjesh e udhës është që tu jepet koha maksimale deputetëve në 2 seanca siç e kemi kërkuar ne. Në mënyre sistematike e kemi ngritur në çdo konferencë, projektligjet e depozituara nga deputetet duhet të merren në shqyrtim nga komisionet. Ju mjaftoheni duke i listuar diku nga fundi dhe nuk merrni asnjë akt”, u shpreh Alibeaj.

Nga ana tjetër Nikolla iu kthye duke i thënë që nu kka nevojë për lejen e tij pasi ka përgjegjësinë e vetë të cilën e respekton.

“Po të përgjigjem nuk kam nevojë për lejen tënde por kam përgjegjësinë time që e respektoj time. Ju vetëm tani po e kërkoni këtë gjë”, u shpreh ajo.

Tone të ashpra në Kuvend/ “S’e përcaktoni ju grupin parlamentar”, Nikolla i përgjigjet Alibeajt: Nuk kam nevojë për lejen tënde!

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook