Debati në seancë/ Noka: Pse më keni nxjerrë nga grupi i PD, do ju padis! Nikolla: Lidhet me vendimmarrjen e… Alibeaj: Je kokrra e legenit

Parlament

Debate në seancë pasi deputeti i PD-së Flamur Noka ka kërkuar përgjigje për nxjerrjen e tij nga grupi parlamentar i kësaj force. Noka paralajmëroi padi. Pas tij ka folur kryetarja e Kuvendit Lindita Nikolla e cila tha se është vendimmarrje e grupit parlamentar.

Noka: Kushtetuta, ligjet dhe rregullorja nuk zbatohet. Emri im shkruhet jashtë grupeve parlamentare. Ju vazhdoni të thoni se kush është kreu i kësaj force, i kërkova KQZ me thirrje, më dërguan një listë, emri im është me Berishën, Vokshin, Spahon. në listën e PD. Zonjë më nxirr dokumentin ku unë kërkova të jem jashtë grupeve parlamentare, apo unë të iki nga PD. Më nxirr një vendim që na ka shpallur armik, ndryshe që nga nesër do të bëj gati një padi në GJK për shkelje të ligjit dhe rregullores, për sjelljen në Kuvend.

Nikolla: Çështje e funksionimit të grupit parlamentar sipas rregullores. Lidhet me vendimmarrjen e grupit parlamentar.

Por përgjigjja e Nikollës ka nxiture reagimet. Në një moment, Tritan Shehu iu drejtua Enkelejd Alibeajt duke deklaruar se ka falsifikuar dokumentet për përjashtimin e tyre nga grupi parlamentar i PD-së.

Tritan Shehu: Ai ka falsifikuar dokumentet.

Enkelejd Alibeaj: Ti je legen, je kokrra e legenit. Të vij atje e ta tregoj kush është falsifikatori. More vesh apo jo. Ta tregoj unë.

Oerd Bylykbashi: Grupi Parlamentar nuk ka marrë asnjë vendim…

Flamur Noka: Apo e vendos ti me Taulantin se kush është deputeti i opozitës dhe kush jo?!

Lindita Nikolla: E kam këtu vendimin e Grupit Parlamentar…

Debati në seancë/ Noka: Pse më keni nxjerrë nga grupi i PD, do ju padis! Nikolla: Lidhet me vendimmarrjen e… Alibeaj: Je kokrra e legenit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook