E prangosën me bashkëshorten dhe i detyruan të shtriheshin para fëmijëve të mitur, detaje nga grabitja e Aubamejangut: I thyen nofullën

Sulmuesi i Barcelonës, Pier-Emerik Aubamejang u dhunua dhe grabit nga katër persona të armatosur, që hynë në banesën e tij.

pierre-Emerick Aubameyan

Hajdutët i kanë thyer Aubamejang nofullën me shufër hekuri, sipas “ESPN”. Aubamejang u sulmua në orët e para të mëngjesit të së hënës kur grabitësit hynë në shtëpinë e tij të armatosur dhe me shufra hekuri.

Burime nga klubi fillimisht thanë se Aubamejang dhe gruaja e tij, të cilët u prangosën gjatë grabitjes në prani të fëmijëve të tyre, nuk kishin lëndime serioze.

Por “ESPN” raporton se sulmuesi ka thyer nofullën dhe do jetë jashtë lojës për rreth 3 javë, gjë që mund t’i shkaktojë komplikime në transferimin e përfolur tek Çelsi.

Barça dhe Çelsi zhvilluan bisedime të martën për një marrëveshje për Aubamejang dhe do të takohen sërish të mërkurën për të diskutuar një transferim të mundshëm.

Skuadra e Premierligës e ka bërë të qartë që në fillim se nuk dëshiron të paguajë mbi 20 milionë euro për sulmuesin, ndërsa Barça fillimisht po rezistonte për më shumë se 25 milionë euro.

ierre-Emerick Aubameyan

Si ndodhi grabitja

Hajdutët hynë në kopsht dhe më pas brenda banesës së 33-vjeçarit në Castelldefels. Ata kërcënuan sulmuesin dhe gruan e tij Alisha Behage me armë dhe shufra hekuri.

Çifti raportohet se u prangosën dhe u lidhën. Aubamejang u godit në mjekër me një shufër ndërsa Alisha në kokë.

Ata i detyruan të shtriheshin në dysheme për një orë përpara fëmijëve të tyre, Kërtis, 11 vjeç dhe Pier, 6-vjeç.

Grabitësit detyruan 36-vjeçaren të hapte kasafortën e mbushur me sende të çmuara, përfshirë bizhuteri. Ata u larguan nga rezidenca e asit të Barcelonës me një “Audi A3” të bardhë.

Alisha denoncoi ngjarjen në polici dhe kanë nisur hetimet.

Arena e Lajmit


E prangosën me bashkëshorten dhe i detyruan të shtriheshin para fëmijëve të mitur, detaje nga grabitja e Aubamejangut: I thyen nofullën

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook