“E rëndësishme të kesh pronarët e duhur”, Klop “thumbon” Sitin dhe Njukasëllin: I drejtojnë shtete

Trajneri i Liverpulit, Jyrgen Klop, ka kritikuar drejtuesit e Bornmëthit pasi vendosën të shkarkojnë trajnerin Skot Parker pas humbjes 9-0 me Liverpulin në javën e tretë të Premier Ligës të shtunën.

klop

Gjermani e mbrojti ish-mesfushorin në konferencën për shtyp përpara sfidës së sotme me Njukasëllin, duke thënë se ai vuajti mungesën e transferimeve dhe padurimin e pronarëve.

Klop lëshoi shigjeta gjithashtu në drejtim të klubeve të drejtuara nga shtete, si Njukasëlli dhe Mançester Siti, të cilat kanë mundësi financiare të jashtëzakonshme.

“Kur dëgjova lajmin për Skotin sot (dje), kuptova se sa e rëndësishme është në këtë moment që të kesh pronarët e duhur në një klub futbolli. Disa klube janë në pronësi të shteteve, por të tjera kanë një strukturë si ne dhe ndoshta Arsenali. Pastaj tri ekipet që u ngjitën, si Notingem Foresti për shembull, kanë shpenzuar. Fulhami gjithashtu po e bën, por nuk më kujtohet që Bornmëthi të ketë bërë shumë dhe kjo është e vështirë për një trajner. Më erdhi keq për Skotin. Në katër ndeshjet e para ata luajtën kundër Arsenalit, Siti dhe Liverpulit. Është një problem kur i ke pronarët nervozë. Unë mendoj se Parker është një trajner i shkëlqyer”, u shpreh Klop.

Arena e Lajmit


“E rëndësishme të kesh pronarët e duhur”, Klop “thumbon” Sitin dhe Njukasëllin: I drejtojnë shtete

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook