Sulmuesi holandez i Barcelonës, Memfis Depai është i bindur se karriera e tij do të vijojë në “Camp Nou” edhe në sezonin e ardhshëm. Siç ka bërë me dije gazeta spanjolle “Sport”, lojtari po i ndjek me qetësi orët e fundit të merkatos.
Edhe pse nuk ka luajtur asnjë minutë në këtë sezon në La Liga, ai beson se vazhdimësia te Barcelona është opsioni më i mirë që ka në tavolinë.
Fillimisht ai u duk se do të transferohej në Itali te Juventusi, por me dështimin e një marrëveshjeje mes palëve, ai është i bindur për të vijuar te Barça.
Gazeta katalanase ka bërë me dije se vetëm një ofertë tunduese nga Premier Liga mund ta bëjë holandezin të ndryshojë mendje.
Arena e Lajmit