“Akt terrorist”, deputetja nxjerr videon, ja çfarë ka ndodhur në banesën e eksponentit të PD pas shpërthimit me tritol

Shtepiaa

Pamjet që shihni tregojnë dëmet që ka shkaktuar shpërthimi i një lënde plasëse në banesën e kreut të PD-së për fshatin Preng Pjetri.

Ngjarja në fjalë ka ndodhur rreth orës 02:00, ndërsa nga dëmet fatmirësisht nuk ka pasur persona të lënduar. Gazetari Elidon Ndreka raporton se Pjetri jetonte në banesë me gruan dhe nënën e moshuar.

Siç shihet nga pamjet e publikuara në rrjetet sociale nga deputetja e PD-së Lindita Metaliaj, dëmet nga shpërthimi kanë qenë të mëdha. Deputetja e ka cilësuar këtë ngjarje një akt terrorist.

“Një shpërthim me eksploziv rreth orës 2 pas mesnatës, ka dëmtuar keqas shtëpinë e Preng Ndue Pjetrit, kryetar i PD në fshatin Ungrej.

❌Akti terrorist i mesnatës të bën të dyshosh për pistën e hakmarrjes politike. Takimi entuziast në Lezhë i kryetarit të PD Sali Berisha në prezantimin e kandidatit për Kryetar Bashkie  Pashk Gjoni, ku ka marrë pjesë edhe kryetari i seksionit Ungrej Pjetri, me shumë bashkëfshatarë, ka angazhuar me sulme verbale shumë patronazhistë e aktivistë të Rilindjes dhe të emëruarit  6 %  në krye të Lezhës.

Dhuna verbale pasohet gjithmonë nga dhuna materiale.

📍Ndërkohë që nuk duam të arrijmë në përfundime, i bëjmë thirrje policisë dhe strukturave ligjzbatuese  të bëjnë punën e tyre, të hetojnë dhe të çojnë pas hekurave si  dorasët ashtu dhe porositësit e këtij akti terrorist.

📍E dënojmë burracakërinë e vendosjes së eksplozivit në shtëpinë e z. Pjetri, një akt kundër ligjit të shtetit dhe Kanunit të maleve.

Demokratëve dhe qytetarëve të Lezhës u bëjmë thirrje të mos kenë frikë. Ata që duan të mbjellin panik janë në panik nga humbja e sigurt me 14 maj, dhe atë ditë do të marrin edhe përgjigjen që meritojnë nga vota juaj.”, thuhet në reagimin e Metaliajt.

Arena e Lajmit

“Akt terrorist”, deputetja nxjerr videon, ja çfarë ka ndodhur në banesën e eksponentit të PD pas shpërthimit me tritol

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook