Sot është mbledhur Komiteti Drejtues Kombëtar i Partisë së Lirisë,.
Në fjalën e tij kryetari Ilir Meta u shpreh se kjo qeveri po shpopullon vendin dhe se po financon fëmijët e zyrtarëve dhe oligarkëve e jo të rinjtë e talentuar.
“Ti jepet fund shpopullimit të vendit dhe kësaj qeverisje skizofrenike në nivel qëndron e lokal. Edhe sot dëshmoi me aktin e nisjes së punimeve për Teatrin se ka hedhur përfundimisht çdo normë kushtetuese dhe vetë vendimin e GJK për çështjen e teatrit në koshin e plehrave, në vend që të përfundojë vetë atje siç e meriton çdo regjim që kërkon të instalojë regjimin kriminal policor.
Është kjo e vetmja rrugë për ti dhënë fund shpopullimit. Kohët e fundit u njohët edhe me skandalin e Ministrisë së Sipërmarrësve që financon fëmijët e oligarkëve dhe zyrtarëve por jo të rinjtë e talentet që paraqesin projekte për të çuar para teknologjinë. Lista e fituesve tregoi se edhe ato pak para që shkojnë për inovacionin, shkojnë për fëmijët e qeveritarëve e oligarkëve e jo për bizneset me ide të qartë start upi.
Shkelet konkurrenca e demotivohen të rinjtë.
E njejta skemë është ndjekur edhe me fondet e shpërndara nga Bashkia Tiranë ndaj Organizatave të ndryshme me rastin e vitit të rinisë.
Ndaj lufta ndaj korrupsionit mbetet një prioritet madhor i Partisë së Lirisë.
Korrupsioni Skizofrenik i Rilindjes po varfëron çdo familje, po dëmton ëndrat çdo të riu, po mban në këmbë te keqen që po gërryen Shqipërinë.
Fondi Monetar Ndërkombëtar, sikundër edhe opozita ka paralajmëruar më herët, ka ngritur së fundmi alarmin e kuq për nivelin e lartë të rrezikut që paraqet modeli ekonomik i Rilindjes për stabilitetin financiar të Shqipërisë.
FMN njoftoi rrezikun që mbart modeli ekonomik i Rilindjes i bazuar në PPP.
Një denoncim më të qartë për mungesën e transparencës së kësaj qeverie nuk ka. Rilindja është kaq e pashpirt sa mirëpret fatkeqësitë që ti shfrytëzojë”, tha Meta.
Arena e Lajmit