Lacio nuk ia ka dalë në tentativën për t’iu bashkuar Romës në kreun e renditjes së Serisë A, pasi është ndalur në një barazim 1-1 ndaj Sampdorias në fushën e kësaj të fundit duke pësuar gol në minutat shtesë.
Bardhekaltrit kishin zhvilluar një ndeshje të mirë, por kishin shënuar vetëm një herë me anë të Imobiles në pjesën e parë. Në fundin e sfidës, Gabiadini ia doli që të dërgonte topin në rrjetë në minutën e 92-të, duke siguruar barazimin 1-1 dhe duke u hakmarrë në një farë mënyre ndaj Mauricio Sarrit i cili disa vite më parë e largoi nga Napoli.
Ndërkohë, më keq bën Fiorentina e cila është mundur me shifrat 1-0 nga Udineze, me golin e Beto në pjesën e parë. Kurse Empoli i shqiptarëve, me Ismajlin titullar e Bajramin që u aktivizua para fundit të pjesës së parë, ka barazuar 1-1 me Veronën.
REZULTATET
EMPOLI-VERONA 1-1
26′ Baldanzi / 69′ Kallon
SAMPDORIA-LACIO 1-1
90’+2′ Gabiadini / 21′ Imobile
UDINEZE-FIORENTINA 1-0
17′ Beto
FORMACIONET ZYRTARE
EMPOLI-VERONA
SAMPDORIA-LACIO
UDINEZE-FIORENTINA
Arena e Lajmit