ZYRTARE/ U bënë shumë “komandantë”, Partizani huazon portierin që shkëlqeu në Europë

Klubi i Partizanit ka vendosur që të bëjë pak më të thjeshtë punën e trajnerit Xhiovani Kolela të paktën sa i përket përzgjedhjes së portierëve. Klubi i kuq ka huazuar për një edicion një nga tre portierët që garonin për postin e titullarit në radhët e kryeqytetasve.

hoxha teqja rexhepi

Me afrimin e Bekim Rexhepit, në radhët e Partizanit bëheshin tre portierë që shumë mirë mund të luanin si titullarë, pasi përveç Alban Hoxhës, te të kuqtë ishte edhe Aldo Teqja. Ky i fundit tregoi të gjithë vlerat e tij në Europë ndaj Saburtalo duke treguar se është gati për të luajtur rregullisht.

Megjithatë, Partizani ka vendosur që për momentin të mbajë vetëm dy nga këta tre portierë e kështu, ka huazuar pikërisht Teqjen te klubi i Bylisit, në mënyrë që ai të ketë hapësira aktivizimi më të rregullt se sa do të kishte te të kuqtë.

NJOFTIMI I PARTIZANIT

𝐀𝐋𝐃𝐎 𝐓𝐄𝐐𝐉𝐀 𝐇𝐔𝐀𝐙𝐎𝐇𝐄𝐓 𝐓𝐄 𝐁𝐘𝐋𝐈𝐒

FK Partizani zyrtarizon transferimin me formulën e huazimit të Aldo Teqjas drejt KF Bylis. Marrëveshja mes dy klubeve për huazimin e portierit është konkretizuar sot dhe Teqja do të jetë lojtar i KF Bylis deri në përfundim të sezonit futbollistik 2022-2023.

PANORAMAPSORT.AL


ZYRTARE/ U bënë shumë “komandantë”, Partizani huazon portierin që shkëlqeu në Europë

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook