Marçelino Preka është zyrtarisht një futbollist i Partizanit. Mbrojtësi i talentuar i është bashkuar të kuqve dhe ka nënshkruar me ta për 4 vite, duke u bërë pjesë e një projekti afatgjatë të klubit.
Lojtari nuk ka vonuar për t’u vënë nën urdhrat e trajnerit Xhiovani Kolela pasi pas firmës dhe prezantimit në ambientet e klubit, ka zbritur në fushën stërvitore të të kuqve për të zhvilluar seancën e parë me ekipin e ri.
Pasi Kolela mbaroi bisedën e zakonshme para ekipit, Preka u përshëndet miqësisht me radhë me të gjithë shokët e rinj të skuadrës dhe stafin, duke u mirëpritur prej tyre me përzemërsi. Por kjo gjithsesi nuk i evitoi “dajakun” e zakonshëm për të gjithë emrat e rinj.
Lojtarët krijuan tunelin e famshëm dhe mirëpritën më shpulla e shkelma lojtarin në atë që është kthyer në ritin tradicional të mikpritjes në çdo ekip futbolli.
DENIS LALA-PANORAMASAPORT.AL