Fredi Bejleri ka deklaruar sot se do jetë kandidat i PBDNJ-së për bashkinë e Himarës në zgjedhjet e 14 majit.
“Siç ka dalë në media opozita e bashkuar, Dropullin, Himarën dhe Finiqin ia ka lënë PBDNJ-së. Unë do jem kandidat për Himarën”, tha Bejleri.
Ai foli më tej për vizitën e kryeministrit grek në Shqipëri dhe çështjen e pronave të minoritetit grek.
“Në çështjen e pronave nuk janë bërë hapa para, por hapa mbrapa. Për mua është jetike pa pronë nuk ka zhvillim, nuk ka kapitalizëm. Në qoftë se nuk zgjidhet sa më shpejt çështja e pronave dhe këta njerëz që janë këtu do largohen, do vazhdojë shpopullimi i Himarës dhe Shqipërisë”, tha Bejleri.