Analiza/ Bastet, propaganda dhe milionat e humbura për të cilat nuk flet askush

Bastet do të luhen vetëm online. “Jo më salla parazitësh e parazitizmi në Shqipëri ku mblidhen njerëzit e harxhojnë orë të tëra e luajnë për të hedhur në erë edhe ato kursime që prindërit ua japin fëmijëve në dorë”, tha kryeministri Rama. Në fakt kjo në rastin më të mirë duket propogandë, ndërsa në rastin më të keq, është padituri.

Collage Maker-31-Aug-2022-09.39-PM

Sepse së pari nëse vendos të legalizosh sërish bastet, nuk mund t’i imponohesh asnjë qytetari shqiptar se ku i çon paratë e veta. Imagjinoni për një moment që në Amerikë të mbyllen kazinotë në Las Vegas dhe qeveria t’u qajë hallin qytetarëve se ku do i çojnë ata paratë e xhepit të vet. Po, mund të marrësh masa që pikat e basteve të mos jenë pranë shkollave, të vendosësh sanksione të rrepta për moshën e atyre që luajnë etj… Sepse nëse vërtetë qeverisë i dhimbsen paratë e shqiptarëve, atëherë le të shikojë çmimin e naftës, taksat, çmimet e ushqimeve, rrogat, pensionet etj. Po përtej kësaj, ka edhe disa gjëra të tjera që hanë diskutim.

  1. Nëse luhet online a nuk shpenzohen para?
  2. Është më e thjeshtë të taksosh kompanitë që hapin NIPT dhe presin fatura fizike, apo ato që operojnë onlinë?
  3. Cilat kompani kanë shanse të punësojnë më shumë njerëz, ato që hapin pika bastesh si kafene, apo të tjerat që veprojnë vetëm onlinë?
  4. Po kur shqiptarët të luajnë onlinë në kompanitë e huaja ndërkombëtare, cili është përfitimi i qeverisë dhe a takson dot ndonjë gjë prej tyre?

Kjo është pjesa e parë e problemit. Pjesa e dytë është që askush nuk ka bërë një bilanc për dëmin apo përfitimet që pati Shqipëria nga ndalimi i basteve me ligj për 3 vite.

– Sa vende pune u mbyllën?

– Sa humbje pati shteti nga mungesa e taksimit (sepse bastet siç thotë edhe vetë Fidel Ylli apo drejtori i policisë vazhduan…)?

– Sa para ikën nga Shqipëria në mënyrë ilegale nëpër kompani të huaja?

As për këtë nuk ka asnjë përgjigje…

Ndërsa problemi i tretë ka të bëjë me sportin. Atë pra që gjoja është “arsyeja” madhore se përse po legalizohen sërish bastet… Le të ndalemi pak këtu:

Presidenti i KOKSH dhe presidenti i FSHF-së prej kohësh këmbëngulnin për hapjen e basteve. Çfarë ironie… Dy drejtuesit më të lartë të sporteve shohin si shpëtim bastet për të mbijetuar dhe për t’u zhvilluar. Po pse? Sepse Shqipëria ka një sport të varfër, të lënë pas dore nga qeveritë dhe pa asnjë plan afatgjatë zhvillimi. Ua ka lënë në dorë sportin presidentëve të federatave që mendojnë vetëm për karrigen e tyre dhe jo për të ngritur nivelin, për të bërë më tërheqëse garën, për ta bërë më të besueshme, për të rritur talente që gjenerojnë të ardhura nga shitjet, etj.

Jo, në Shqipëri duan t’i bien shkurt: marrim para nga bastet dhe nuk na intereson se cili është bilanci në fund të sezonit. Dhe qeveria, konkretisht ministria e sporteve rri e vështron. Sepse as ata nuk kanë një studim se çfarë i duhen sportit sot. Në takimin që u zhvillua, dikush nga ministria e sporteve minimalisht duhej të ngrihej e të thoshe:

– Mirë që doni para nga bastet, po ju presidentët e federatave dhe të klubeve sa para mblidhni në vit?

– Sa para ju duhen për të ndryshuar infrastrukturën dhe mbi ç’baza keni arritur në këtë konkluzion?

– Kush garanton që po i legalizuam bastet nuk do rritet numri i ndeshjeve të trukuara?

Mirëpo kush të pyesë…

Arena e Lajmit


Analiza/ Bastet, propaganda dhe milionat e humbura për të cilat nuk flet askush

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook