VIDEO/ Ndërhyrje “karate”! Futbollisti i Kombëtares  shqiptare ngatërron sport dhe ndëshkohet me karton të kuq në pjesën e parë

Mbrojtësi shqiptar, Naser Aliji, i cili në të kaluarën ka veshur edhe fanellën e Kombëtares, u ndëshkuar me karton të kuq në minutën e 45+3 në duelin mes Kluzh dhe Voluntarit.

Aliji karate

Shqiptari për një çast ngatërroi sport, teksa gjatë një dueli për të kapur topin, goditi  me stil karate, kundërshtarin. Fillimisht Aliji u ndëshkuar me karton të verdhë nga kryesori, por pas konsultimit me VAR-in, gjyqtari kryesor anuloi vendimin e parë, duke përjashtuar me karton të kuq mbrojtësin shqiptar.

Skuadra e Alijit, Voluntari, u mposht me rezultatin 4-0 ditën e sotme, në sfidën e vlefshme për javën e 8-të të kampionatit rumun. Për më tepër shikoni momentin e ndërhyrjes dhe ndëshkimit të futbollistit shqiptar me karton të kuq:

Arena e Lajmit


VIDEO/ Ndërhyrje “karate”! Futbollisti i Kombëtares  shqiptare ngatërron sport dhe ndëshkohet me karton të kuq në pjesën e parë

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook